You are here
Home > Kosova > Rrëfimi i Arbër Zenelit i thotë të gjitha: Do e zgjidhja Suedinë, më thanë edhe “plehrë”

Rrëfimi i Arbër Zenelit i thotë të gjitha: Do e zgjidhja Suedinë, më thanë edhe “plehrë”

Arbër Zeneli është padyshim një nga pikat kyçe të Kosovës për të ardhmen, ndërsa ka bërë diferencën gjatë gjithë kohës te dardanët. Flasim për sulmuesin që i kaloi të gjitha grupmoshat e Suedisë, për ta nisur që nga U-15 e për të përfunduar te U-21.

Por në fund do të vinte edhe vendimi për t’iu bashkuar Kosovës. Për herë të parë në një rrëfim për median suedeze “Z.expressen.se”, Zeneli ka treguar gjithçka sa i përket vendimit të tij. Lojtari i Reims u shpreh se do të ishte pjesë e Suedisë nëse do t’i vinte një ftesë në Kombëtaren A prej andej, por nuk është penduar se iu bashkua dardanëve.

“Unë nuk jam penduar për zgjedhjen time rreth Kosovës, e bëra me zemër. U ndieva i vlerësuar dhe shumë krenar. Kemi një objektiv për të shkuar dhe të gjithë jemi të uritur dhe duam që të kemi sukses për njerëzit pas gjithë atyre vuajtjeve në luftë. Futbolli do të thotë gjithçka në Kosovë.

Unë kurrë nuk e kam thënë se jam suedez apo kosovar. Unë jam qytetar i Suedisë dhe më ka dhënë një mundësi të madhe ky vend. Por gjaku im rrjedh nga Kosova. Prindërit e mi shkuan në Suedi për një të ardhme të mirë dhe u jam shumë falenderues.

Asnjëherë nuk e kam marrë shansin tim te Kombëtarja e Suedisë, thjeshtë doja të luaja futboll. Sikur të më lejohej të luaja për Suedinë A, unë do e kisha zgjedhur Suedinë. Kam luajtur për ta që nga moshat U-15, thjesht nuk mund ta harroj. Për më duhej që të merrja vendimin.

Njerëzit më kanë thënë pas shpinës në Suedi shumë gjëra gjëra të këqija në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe fjalën “plehrë”.  Nuk mendoj se është një sjellje e mirë, por nuk më intereson. Kam afër njerëzit më të dashur”, ka thënë Zeneli. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top