Roshi-Grezda-Sadiku çmendin “scout” dhe menaxherë në Antalia!

Paraqitja super e Eros Grezdës, Armando Sadiku por edhe Odise Roshit ka bërë që menaxherët e pranishëm në stadiumin modern në Antalia, që ishin aty për të ndjekur më shumë futbollistë të përfaqësueses së Luçeskut, e kanë mbyllur duke mbajtur më shumë shënim për kuqezinjtë.

Dhe, Grezda ishte lojtari që u mbajt më shumë në gojë, sipas asaj që ka mësuar gazeta. Por, fjalë të shkëlqyera edhe për Sadikun, me dopietën e tij, por edhe për fierakun.

Dhe, duke parë se të tre futbollistët janë lehtësisht të arritshëm në merkaton e dimrit ose të verës, ndoshta shumë shpejt mund t’i shohim në një kampionat tjetër. Pikërisht Sadiku ishte pranë transferimit në kampionatin rus, anglez, apo edhe gjerman e grek, përpara se të firmoste me Legian e Varshavës.

Në anën tjetër, edhe Roshi është kërkuar nga disa skuadra, teksa Grezda pritet të transferohet në Serinë A, ku veç Lacios ka edhe ekipe të tjera që kanë shfaqur interes. /Sportekspres

About the author