You are here
Home > Futboll Bota > Rivali i qeshi Celinës te gafa e panenkës, trajneri: Lehtë të tallesh, ishte si John Terry

Rivali i qeshi Celinës te gafa e panenkës, trajneri: Lehtë të tallesh, ishte si John Terry

Një dështim qesharak i Bersant Celinës nga pika e penalltisë, ka marrë gjithë vëmendjen e Anglisë. Shumë njerëz janë tallur për mënyrën sesi sulmuesi shqiptar u rrëzua në atë ekzekutim, madje edhe kapiteni i WBA i ka qeshur në fytyrë për atë që ndodhi.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Swanseat, Potter, e ka marrë në mbrojtje futbollistin e tij. Megjithëse skuadra humbi me rezultatin 3-0, tekniku u shpreh se rasti i Celinës ka ngjashmëri të madhe me John Terryn, me këtë të fundit që ka dështuar në mënyrë të ngjashme në finalen e Champions League gjatë vitit 2008.

“Natyrisht që është e leghtë të tallesh me Celinën tani, por kjo është jeta. Ai ka guximin për të marrë edhe rrezikun, prandaj do të rritet me përvojën. John Terri ka pasur një rast të ngjashëm dhe faktikisht nuk dukej aq bukur”, u shpreh Potter. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top