Rikthehet Armando Sadiku

Pas afro 2 muaj larg futbollit, Armando Sadiku është rikthyer më në fund në fushën e lojës.

Sulmuesi i Kombëtares është aktivizuar ditën e sotme në ndeshjen që Zyrihu fitoi në transfertë ndaj Servetes me shifrat 0-4.

Sadiku e nisi ndeshjen nga pankina, teksa u aktivizua në minutën e 78′ të ndeshjes teksa skuadra e tij e kishte siguruar fitoren.

Ndërkohë në fushë për Zyrihun ishte edhe Burim Kukeli që luajti për 90 minuta në këtë ndeshje.

Skuadra e dy lojtarëve shqiptarë tashmë shkon e sigurt drejt rrugës për t’u rikthyer në Superligën e Zvicrës, teksa mban vendin e parë në renditje.

About the author