You are here
Home > Kombëtarja > Rezultatin ose lojën! Shqipëria e Panuçit ka të dytën, fati na kthen reston në Izrael (VIDEO)

Rezultatin ose lojën! Shqipëria e Panuçit ka të dytën, fati na kthen reston në Izrael (VIDEO)

Minutë pas minute

90’+3′ Përfundon takimi. Në “Elbasan Arena” do të merrnim tre pikë me shumë fat, ndërsa resto na kthehet në Izrael. Luajmë, organizojmë, dominojmë dhe…pësojmë! Izrael-Shqipëri 2-0.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 3 minuta shtesë.

82′ Një gjuajtje nga distanca dhe Sabah gjen të dytin, pas devijimit edhe të Gjimshitit. Izrael-Shqipëri 2-0.

80′ Minuta që flasin për vendasit. Strakosha kthehet në hero pas gjuajtje së Dabour nga brenda zonës.

71′ Zëvendësim te Shqipëria. Vrioni merr vendin e Balajt.

65’ Është vetëm një mallkim. Çfarë Shqipërie në fushën e lojës

61′ Luan vetëm Shqipëria. Memushaj një gjuajtje fantastike nga afër zonës, shkon ngjitur me shtyllën. Të mallkuara dukemi!

60’ Çfarë mund të kërkon më tepër? Balaj duhej të shtynte vetëm topin në rrjetë, pas një pasimi fantastik nga Hysaj, por nuk e bën këtë gjë sërish.

50′ Këtë herë ia hedhim paq. Mavraj rrëshket, futbollistët e Izraelit kanë mundësinë për të shënuar, gjuajtja e Dabour shkon ngjitur me shtyllën.

48′ Mundësi e mirë për kuqezinjtë, Izraeli i pavendosur, por Hysaj hidhet në aventurë me një gjuajtje të gabuar nga distanca.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Përfundon e para. Izrael-Shqipëri 1-0. Kuqezinjtë paraqiten si Barcelona e këtij sezoni në fushën e lojës, mbajnë topin gjithë kohën, krijojnë pafundësisht, shpërdorojnë, ndërsa edhe e pësojnë me të vetmin rast.

45′ Mbyllen 45 minutat e para. Ka dy minuta shtesë.

44′ Zëvendësim i detyruar te kuqezinjtë. Lila në vendin e Bashës së dëmtuar.

37′ Shans i artë për Shqipërinë. Xhaka godet drejt portës kundërshtare pas krosimit nga e djathta, por portieri kundërshtar bën mrekullinë.

29′ Tjetër mundësi e mirë për kuqezinjtë. Kombinime të bukura mes Uzunit dhe Memushajt, por Balaj nuk e finalizon dot krosimin e mesfushorit vlonjat.

20′ Binaku kroson nga e majta dhe Balaj i afrohet golit të barazimit. Mëkat!

15′ Kuqezinjtë kontrollojnë lojën dhe nisin të kundërpërgjigjen për golin e pësuar.

8′ E pabesueshme! Një top i dërguar nga portieri gjen Hemed të vetëm përballë Strakoshës. Nuk e ka të vështirë të dërgoj topin në rrjetë, ndërsa për të gjithë ishte një situatë e papritur. Izrael-Shqipëria 1-0.

7′ Mundësia e parë e vërtetë për kuqezinjtë. Pas krosimit të Uzunit, Balaj godet me kokë, por kundëpërgjigja e portierit Harush ishte e menjëhershme.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit..

Përpara takimit

20:10 Kapiteni Mërgim Mavraj si Lorik Cana. Grumbullon futbollistët në fushë për t’i dhënë këshillat e fundit.

19:30 I ftuar special në ditën e sotme për takimin ndaj Izraelit, do të jetë kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana. Me afrimin pranë stadiumit, ky i fundit nuk mund të qëndronte pa përshëndetur ata njerëz që kanë brohoritur për aq shumë vite për të. 

19:15 Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Grezda, Basha, Memushaj, Xhaka, Mavraj (C) Binaku, Uzuni, Balaj

18:30 Nis grumbullimi i tifozëve të parë shqiptarë afër stadiumit. Tashmë pritet që grupimi i TKZ të bashkohet, për të marshuar te vendi ku do të nis ndeshja.

17:00 Asnjë stërvitje e Panuçit në tokën izraelite dhe shumë vështirësi për të gjetur formacionin sesi do të rreshtohet skuadra në fushën e lojës. Megjithatë, formacioni i mundshëm i Shqipërisë është ky: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Basha, Xhaka, Memushaj, Grezda, Uzuni, Balaj

16:00 Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për një mbrëmje të ndezur, teksa duhet që të brohorasin për 90 minuta, ashtu si gjithmonë në mbështetje të Kombëtares. Organizimi i tyre fillon pas pak minutash, ndërsa Kombëtarja bëhet gati për lojtarin e 12-të.

14:00 Shqipëria luan një ndeshje të rëndësishme përballë Izraelit, e vlefshme kjo për Ligën e Kombeve. Ashtu siç ka bërë gjatë gjithë kohëve të fundit, në ndeshje kampionatesh ose jo, “Shqiperia.ch”, është media e parë që i përkushtohet tërësisht vetëm Kombëtares dhe talenteve shqiptarë.

Në largësi jemi, por më afër e kthejmë. Sipas informacioneve tona që na vijnë nga Izraeli, sakrifica që është bërë për Kombëtaren, edhe këtë herë është shumë e madhe. Shumë tifozë shqiptarë, kryesisht nga Elbasani dhe Gostivari kanë udhëtuar në këtë transfertë, megjithëse janë në kushte të vështira ekonomike.

Ata janë përballur menjëherë me vështirësinë e parë, standartin e lartë të jetesës në Izrael, ku pagesat janë të larta si në Norvegji apo Zvicër, duke sjellë kështu që edhe çmimet e produkteve ushqimore të gjenden në të njëjtën mënyrë. Rëndojnë shumë për xhepat e tifozëve shqiptarë, por bëhet fjalë për Kombëtaren, asgjë nuk llogaritet. /Shqiperia.ch/

(Video nga mbrëmja e djeshme e tifozëve shqiptarë)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top