Rezultat i hidhur edhe për Salihi, Neustadt rrezikon vendin e parë.

Ka përfunduar me shifrat 0-1 ndeshja mes Neustadt dhe Wacker Innsbruck.

Ekipi i bomberit shkodran ka pësuar një humbje surprizë në shtëpi përballë skuadrës “modeste” të Wacker Innsbruck.

Edhe pse Hamdi Salihi ka luajtur një 90′-minutësh të plotë me skuadrën e tij, nuk mundi të shënojë gol këtë. Ndërsa deri më tani ai mbanë kryesimin personal të golashënuesve në këtë ligë me 14 të tillë.

Në këtë situatë ekipi i Neustadt rrezikon seriozisht të bjerë nga froni pasi skuadra e Reid që mban vendin i dytë është vetëm tre pikë larg dhe ende nuk e ka luajtir ndeshjen e javës së 17 të  kampionatit. 

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

About the author