You are here
Home > Kombëtarja > Reja në krye të Shqipërisë, ja sesi mund të ndryshojë formacioni i Kombëtares

Reja në krye të Shqipërisë, ja sesi mund të ndryshojë formacioni i Kombëtares

Edoardo Reja pritet që të zyrtarizohet në ditën e nesërme te Kombëtarja, si trajneri më i ri i Shqipërisë. Por tekniku italian ka nisur menjëherë nga puna, pasi ka qënë i pranishëm dje në stadium, për të parë nga afër takimin mes Atalantës dhe Empolit, atje ku ishin të grumbulluar tre lojtarë shqiptarë.

Kurioziteti më i madh i tifozëve është padyshim mënyra sesi do të luajë Reja dhe skemat që ai do të praktikojë te kuqezinjtë. Nëse marrim për bazë formacionet e së shkuarës, ky trajner preferon të luajë me skemën 4-2-3-1 që është gjerësisht e njohur edhe te Kombëtarja. Lehtësisht e përshtatshme për ne, ndërsa tani do të japim edhe një skemë sa i përket lojtarëve.

Me Rejan si trajner, Strakosha do të marrë edhe njëherë vendin e titullarit, që me Panuçin i pësoi lëkundje. Berisha nuk është portieri i preferuar i Rejas, aqsa te Lacio e ka lënë për shumë ndeshje në stol. Përpara mbrojtjes duken të sigurtë Ismajli dhe Gjimshiti, ashtu siç edhe u preferua në takimet e fundit.

Ismajli dhe Uzuni ishte arsyeja se përse Reja ishte i pranishëm në “Loro Boriçi”, në atë ndeshje kundër Turqisë. Mbrojtësi i Hajdukut të bën që të dashurohesh lehtë me të, ndërsa do i bashkohet edhe Gjimshiti. Një njohje e vjetër padyshim, pasi Reja e ka trajnuar te Atalanta edhe më parë këtë futbollist.

“Dashuria italiane” pritet të arrijë edhe në dy pozicione të tjera të fushës. Në mbrojtjen e krahut të majtë duhet të jetë Naser Aliji më i përparuar se të tjerët. Ky i fundit i ka kaluar disa kohë në Itali dhe e njeh më së miri teknikën që trajnerët italianë preferojnë në lojën e tyre.Ndërsa në mesfushë do të gjendet një vend edhe për yllin e ri të Breshias, Ndojin, që i ka mrekulluar të gjithë me aftësitë e tij në Itali. /Shqiperia.ch/

Strakosha

Hysaj-Ismajli-Gjimshiti-Aliji

Abrashi-Xhaka

Uzuni-Ndoj-Grezda

Sadiku

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top