You are here
Home > Kombëtarja > Reja del hapur kundër ideve të Panuçit, çështjen e Strakoshës e zgjidhi si…Altin Lala!

Reja del hapur kundër ideve të Panuçit, çështjen e Strakoshës e zgjidhi si…Altin Lala!

Reja u prezantua gjatë ditës së sotme, si trajneri i ri i Shqipërisë, pas atij shkarkimi të Panuçit në humbjen me Turqinë. Në konferencën për shtyp të mbajtur në zyrat e FSHF-së, tekniku i Kombëtares doli hapur kundër disa çështjeve, që ndoshta nuk u menaxhuan në mënyrën e duhur nga Panuçi.

Madje për këtë kishte menduar që në nisjen e fjalimit: “Shpresoj të krijojmë një marrëdhënie të mirë me shtypin, pasi edhe në të kaluarën e kam bërë kudo kam qënë”. Një flamur i bardhë i nxjerrë menjëherë nga Reja që e kishte studiuar me detaje ambientin, ndërsa gazetarët tanë ishin mësuar me një spektakël tjetër në konferencën për shtyp, pasi ironitë e Panuçit krijonin gjithmonë një atmosferë të nxehtë për mediat.

Për të vazhduar më tej, do të komentohej edhe sa i përket skemës që do të përdor Kombëtarja, megjithëse jemi ende herët. “Unë nuk do ta ndryshoj shumë ekipin nga ai De Biazit, pasi edhe me të kam folur dhe ai e bëri historinë këtu. Preferoj të jemi shumë agresiv”, ka thënë Reja, në ndryshim nga ish-trajneri i Shqipërisë. Panuçi me ardhjen e tij te kuqezinjtë, kërkoi një identitet të ri për djemtë tanë, duke i larguar nga skema që na dërgoi në Europian dhe për të parë më shumë drejt sulmit. Një formulë e tillë rezultoi totalisht e gabuar, duke kuptuar kështu edhe mënyrën e funksionimit të këtij grupi.

Gjithashtu në konferencën e sotme për shtyp është folur edhe për çështjen Strakosha, ndërsa Reja ofron të njëjtën mënyrë zgjidhje, ashtu si edhe Altin Lala do të shprehej për “Shqiperia.ch”: “Nuk është në filozofinë time për të përjashtuar lojtarët, nuk e kam bërë më parë, e sidomos nëse është lojtar i rëndësishëm. Unë do e mbyllja një sy dhe do të mjaftohesha me një gjobë kundrejt futbollistit”, ka thënë Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top