Rei Manaj në “krizë” për një vend si titullar në LaLiga2

Emri i tij u prit me shumë bujë teksa ish-trajneri i kombëtares sonë, Xhani De Biazi, prezantonte për herë të parë në kombëtare një sulmues 18-vjeçar. Rei Manaj po fillon të “zhduket” pak nga pak nga radarët e përfaqsueses së Shqipërisë madje edhe nga kombëtarja U21 e Alban Bushit. Sulmuesi 20-vjeçar nuk po gjenë hapsirat e nevojshme me skuadrat evropiane duke e laguar gjithmonë e më tepër atë nga fanella kuq e zi.

Tani më Manajt i duhet të luftojë për një vend titullar edhe me ekipin ku aktivizohet këtë sezon. I huazuar sa në një klub në tjetrin, Manaj vijon të jetë në krizë për minuta lojë. Aktualisht futbollisti lushnjar është pjesë e skuadrës së Granadës, në ligën e dytë spanjolle. Kartoni i Manaj mbahet ende nga ekipi i Interit. Skuadra italiane duke mos pasur hapisra për një sulmues si niveli i Manaj e ka “shëtitur” 20-vjeçarin sa në një huazim në tjetrin.

Debutimin në kombëtare Rei Manaj e bëri ndaj miqsores me Gjeorgjinë në nëntor të vitit 2015. Ndërsa ndeshja e tij e rradhës dhe e fundit do të ishte në nëntor 2016 ndaj Izraelit në botërorin Rusi2018. Aktivizimet e tjera me fanellën kuq e zi Manaj i ka pasur me U21, aty ku ka shënuar edhe tre gola gjatë paraqitjes së tij.

Me skuadrën spanjolle të Granadës, Rei Manaj është aktivizuar vetëm 14 ndeshje nga 27 të luajtura deri më sot, duke realizuar vetëm një gol për sezonin 2017/2018. Mesatarisht sulmuesi 20-vjaçar ka luajtur afro 30′-të minuta për ndeshje. Një minutash i pamjaftueshëm për t’u vënë në pah përshtatja dhe cilësitë e tij. Në fund të sezonit Rei Manaj pritet të kthehet sërish tek skuadra e Interit në pritje të një oferte për blerjen e kartonit të tij ose të vijojë sërish në huazim e rradhës.

Armend Pire/ SHQIPËRIA.CH

About the author