Rei Manaj: “Kemi ndeshje më të rendësishme se Kombëtarja A, kartonin nuk e mora qëllimisht”

Në prag të ndeshjes me Sllovakinë, lojtarët e Kombëtraes U21 zhvilluan konferencën e rradhë për shtyp. Në ambjentet e sallës së konferencave në stadiumin “Elbasan Arena” për mikrofonin e gazetarëve kanë qenë pjesëmarrës sulmesi Rei Manaj dhe portieri Alen Sherri.

Në fjalën e tij sulmuesi i Granadës shprehet se ekipi mund të marrë rezultate pozitive. Përqendrimi më i madh i skuadrës sipas Manaj mbetet puna në grup dhe jo tek analizimet e largimeve nga U21 apo afrimet e reja. I pyetur nga Shqiperia.ch mbi aludimet e një kartoni të qëllimshëm të marrë në Spanjë, sulmesi shprehet se ka ndodhur aksidentalisht.

“(Qesh) Në fakt nuk jam në djeni për zërat e ngritur. Unë kisha katër kartona të verdhë. Këtë ndeshje nuk mund të luaja sepse do të vija në Kombëtare dhe nuk e kam marrë me qëllim. Por, për mua është më mirë kartoni i verdhë sepse kur të kthehem do të kem më tepër kohë për t’u përgatitur që mos të mungojë në asnjë ndeshje”. – është shprehur Rei Manaj.

Ndër të tjera sulmesi shqiptar ka sqaruar polemikat e ngritura mbi ftesën ne kombëtare. Manaj pohon se ftesë ka marrë vetëm nga Alban Bushi dhe jo nga Panucci pasi dhe ftesa e mbërritur në Spanjë ka qenë e tillë. Për një vend si titullar në ndeshjen ndaj Slloakisë sulmesi ka thënë se kjo që gjë mbetet në dorë të trajnerit.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author