You are here
Home > Kombëtarja > Refuzoi Zvicrën për Shqipërinë, Abrashi është “zemra” e kuqezinjve: Zgjedhja më e mirë e karrierës!

Refuzoi Zvicrën për Shqipërinë, Abrashi është “zemra” e kuqezinjve: Zgjedhja më e mirë e karrierës!

Një trup që të funksionojë normalisht, ka nevojë edhe për zemrën e tij. Nëse zemra nuk pulson, atëherë edhe trupi  nuk ka sesi të përgjigjet. E njëjta gjë, Shqipëria është keq dhe thjeshtë ekziston në fushën e lojës, pasi zemrën e saj e ka humbur, përkohsisht.

Amir Abrashi është larguar prej disa kohësh nga fusha e lojës, për shkak të dëmtimeve që po e penalizojnë jo pak karrierën e këtij futbollisti. Kombëtarja e ndien konsumimin e saj në mesin e fushës, burimi i energjisë po mungon prej kohësh.

Nëse i rikthehemi Kombëtares së drejtuar nga De Biazi, asaj që na solli lavdinë, e shohim me vëmendje statistikat, “maratonomaku” i vetëm i kuqezinjve ka qenë Amir Abrashi. Sa shumë kilometra të bëra nga ana e këtij mesfushori dhe në fund lodhja mund të vihej re tek çdo futbollist tjetër, por jo tek Amiri.

Sepse Abrashi e sfidon veten e tij, i sfidonte limitet e tij, nuk kërkonte rrugën më të lehtë siç rëndomtë ndodh, por e kërkonte suksesin ta merrte nga rruga më e drejtë, që kërkon edhe më shumë mund mbi të gjitha.

Maratonomaku i Kombëtares e kishte bërë zgjedhjen e tij. Këtë gjë e ka treguar gjithmonë. Megjithëse mund të ishte pjesë e Zvicrës, Abrashi zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë.

“Pasi nuk arritëm të kualifikoheshim me ekipin e 21 vjecarëve në Euro 2013 me Zvicrën, Federata Shqiptare e Futbollit dhe më kontaktoi. Ottmar Hitfield më donte por unë vendosa për Shqipërinë dhe ky ishte një ndër hapat më të mirë që kam bërë në karrierën time”, shprehej përpara disa kohësh mesfushori shqiptar.

Pra, një zgjedhje që i kushtoi jo pak në karrierë duke i mohuar Botërorin, duke i mohuar një klub akoma më të njohur ndoshta nga i ku ndodhet aktualisht, por duke fituar emocionet e debutimit të një europiani, dashurinë e shumë shqiptarëve dhe krenari, shumë krenari. Toka shqiptare i bekon njerëzit si Amir Abrashi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top