You are here
Home > Kombëtarja > Refuzimi i Ademit, ua tha edhe në Finlandë:  Më pëlqeni si shtet, por dashuroj rrënjët e mia!

Refuzimi i Ademit, ua tha edhe në Finlandë:  Më pëlqeni si shtet, por dashuroj rrënjët e mia!

Albion Ademi është afrimi më i ri i Shqipërisë U-21, ndërsa ky futbollist shihet si me shumë potencial për të ardhmen.

Talentin e zotëron, ndërsa vetëm puna ngelet, që ky lojtar të prek nivelet më të larta të futbollit. Ademi luan me Inter Turkun në Finlandë, ndërsa prej disa vitesh kishte luajtur për grupmoshat finlandeze.

Kur po vinte koha e së vërtetës, futbollisti me origjinë shqiptare bëri zgjedhjen e tij, duke iu bashkuar grupit të lojtarëve që drejtohen nga Bushi. I ardhur që në tetor, Ademi nuk mund të luante në fushën e lojës, për një problem me dokumentacionin, por tashmë asgjë nuk e ndal dot. Refuzimin që i ka bërë Finlandës, vetë lojtari e ka pohuar edhe në mediat e tyre:

“Shikoni si është puna. Unë kam vendosur përfundimisht që të zgjedh si Kombëtare, Shqipërinë. E dashuroj vendin ku janë rrënjët e mia. Më pëlqen Finlanda si shtet, por Shqipëria ka një vend të veçantë në zemrën time”, u shpreh Ademi për “MTV Sport”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top