Redi Jupi kundër Panuçit: Ja ku e kishte gabimin

Redi Jupi, ish-trajneri i ekipit Shpresa të Shqipërisë, i ftuar në emisionin Proçesi Sportiv, komentoi takimin miqësor që Shqipëria luajti ndaj Norvegjisë, ku fajësoi trajnerin Panuçi, në veçanëri për përpilimin e listës së lojtarëve të grumbulluar.

redi jupi

“Ekipi nuk pati një formë të mirë ndaj Norvegjisë. Në ndeshjet e tjera ka pasur në dispozicion lojtarë më të mirë. Mund të them se gabim i Panuçit ishte përpilimi i listës së lojtarëve të grumbulluar. Ata që kanë pashaportë shqiptare duhet të merren në Kombëtare. Ne nuk kemi luksin për të zgjedhur. Kjo ishte ndeshja më e dobët që kemi zhvilluar. Ne nuk mund të bëjmë edhe futboll të mirë, edhe të arrijmë rezultatin apo edhe të promovojmë lojtarët në arenën ndërkombëtare. Sot ishte më e rëndë, pasi të gjithë prisnin një rezultat akoma më të mirë, por mësojmë skuadra ka probleme” – deklaroi Redi Jupi.

/Panoramasport

About the author