Reagon dhe Lorik Cana për Ballist Morinën…

Edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar në mbështjeje të Ballist Morinës. Ai ka bërë një postim në faqen zyrtare në Facebook duke kërkuar liri për tifozin që u bë i famshëm pas natës së 14 tetorit në Beograd.

“Liri për Ballist Morinën !!!”, shkruan Cana.

Tashmë nuk kanë të ndalur protestat që do të zhvillohen në përkrahje të Ismail “Ballists” Morinës, tifozi i kombëtares nga Kukësi i cili natën heroike të 14 Tetorit në stadiumin e Partizanit të Beogradit ngriti dronin me hartën e Shqipërisë së madhe, më vonë arbitri i takimit pezulloi ndeshjen ndërsa KAS më vonë i dha fitoren Shqipërisë në tavolinë 0:3.

Sot do të organizohen disa protesta për përkrahjen e Ballist Morinës, dhe FSHF-ja ka nisur hapat e saj për të përkrahur Ismail Morinën.

/Shqiperia.ch

About the author