You are here
Home > Bundesliga > Rashica zgjidhi ndeshjen, trajneri i Werderit e vlerëson ndryshe: Çfarë goli i ndyrë!

Rashica zgjidhi ndeshjen, trajneri i Werderit e vlerëson ndryshe: Çfarë goli i ndyrë!

Trajneri Kohfeldt ka gjithmonë një vlerësim të madh kur bëhet fjalë për Milot Rashicën. Kur ky i fundit nuk po arrinte të shënonte dhe gaboi shumë raste në kohët e fundit, trajneri ishte i pari që i dilte në mbrojtje.

E si mund të mungonte entuziazmi i tij, kur Rashica arrin të vendos ndeshjen? Werderi fitoi në transfertë ndaj Hannoverin me rezultatin 0-1, ndërsa goli i vetëm erdhi nga futbollisti shqiptar. Megjithëse në pamje të parë duke një realizim i thjeshtë, në të njëjtin mendim nuk është Kohfeldt.

“Djali(Rashica) e fitoi atë gol. Ai ishte një realizim i ndyrë”, u shpreh trajneri i Werderit, duke iu referuar përfitimit të lojtarit shqiptar në rastin që vendosi edhe ndeshjen. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top