You are here
Home > Bundesliga > Rashica i krijuar për të përjetuar fundin dramatik, nga “parajsa” shkon në “ferr”

Rashica i krijuar për të përjetuar fundin dramatik, nga “parajsa” shkon në “ferr”

Rashica dhe fundi dramatik, janë të pandashëm me njëri-tjetrin, njëherë për ta dërguar në ”parajsë”, e herën tjetër, për ta çuar në “ferr”.

Futbolli është një pasqyrim i jetës dhe realitetit faktikisht, asnjëherë nuk mund të ketë vetëm lumturi dhe gëzim. Mesfushori shqiptar do t’i shkaktonte vuajtje kundërshtarëve të Frankfurtit në javën e shkuar, teksa me një kryevepër nga goditja e dënimit, vulosi fitoren me rezultatin 2-1, në sekondën e fundit të ndeshjes.

Tashmë, këtë hidhërim, është Rashica dhe skuadra e Verderit që e përjeton, pas barazimit të marrë me Nurenbergut. Vendasit ishin në avantazh për pjesën më të madh të ndeshjes, e teksa pritej që loja të përfundonte me 3 pikët e grumbulluara, Nurenbergu barazoi në minutën e fundit të takimit.

Situata mund të shkonte më keq, pasi kundërshtarët e Verderit e krijuan edhe një rast të fundit, për të bërë përmbysjen e çmendur, por pa ia dalë më sukses. Ndryshe nga çfarë u paralajmërua, Rashica e nisi takimin e sotëm në stol.

Trajneri i Verderit ndryshoi mendimin në fund, për të ulur në pankinë Rashicën, duke e aktivizuar atë në minutën e 70. Në presionin për të treguar vlerat e tij dhe për të rrëmbyer vendin e titullarit, Rashica gabonte shpeshherë me inkursionet e marra në krahë, apo me gjuajtjet drejt portës për të lënë sërish gjurmën e tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top