Ramiz Lladrovci do të mbajë ligjëratë në Universitetin e Grazit në Austri

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është nisur për një vizitë zyrtare në Austri.
Lladrovci do të takojë dy kryetarë të dy komunave, bën të ditur një njoftim nga Komuna e Drenasit. 
Kreu i Drenasit do të takohet me kryetarin e Weiz, Erwin Eggenreich, si dhe kryetarin e Gleisdorf, Christoph Stark. 
“Do të diskutohen format dhe mënyrat e bashkëpunimit në shumë fusha; si Ekonomia, Administrata, Shërbimet Publike dhe Arsimi. Po ashtu dhe mundësia e binjakëzimit të qyteteve”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, Lladrovci do të takojë biznesmenë, afaristë dhe personalitete të rëndësishme austriake. 
Ai po ashtu do mbajë një ligjëratë në Universitetin e Grazit.

About the author

GALERIA