Ramadani përligj emrin në Danimarkë, një “ylber” që shihet vetëm nga lart

Vejle e dy ish-demave të kuq, Ramadani dhe Sormani janë duke kryesuar në Danimarkë. Bëhet fjalë për divizioni e dytë atje ku Vejle militon, por mesa duket jo edhe për shumë kohë.

Jo më kot dëshira e vetme e këtij tranjeri kur morri ekipin danez ishte Ylber Ramadani. Një lojtar që Sormani e kishte një adhurim personal, aqsa edhe kur iku nga klubi shqiptar, nuk e harroi ta tërhiqte pas vetes.

Ylber Ramadani është një lojtar nga i cili pritet realisht shumë. Nëse ai vazhdon të ruaj këto ritme, nuk do të jetë e vonë dita kur në mesfushën kuqezi, të shohim një ylber të tillë.

Nuk e kemi luksin për të mos grumbulluar një lojtar të tillë, absolutisht jo. Përveçse i pari për të thyer e kuptuar aksionet e kundërshtarëve, Ramadani i kalibron pasimet në perfeksion. “Ylberi” i Vejles, mundet të shihet, por vetëm me sytë drejtuar lart.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author