Ramadani pas ndeshjes:”Jam një ushtar i kombëtares shqiptare, luaj ku të urdherojë Bushi dhe Panuçi”..

Jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj Ylber Ramadani vërteton dashurinë e tij të madhe për fanellën kuq e zi. 

Pas përfundimit të takimit kundër Irlandës së Veriut, mesfushori në një intervistë për “Super Sport” është shprehur mjaft i gëzuar për shënimin e golit por do të ndihej edhe më entuziast nëse do të arrihej fitorja dhe bashkë me të edhe 3 pikëshi i shumëkërkuar.

“Unë jam ushtar dhe luaj ku të vendos Bushi dhe Panuci, nëse më thërrasin te kombëtarja e parë jam gati, por në të kundërt luaj me kënaqësi edhe te Shpresat”- ka thënë mesfushori.

Në fjalën e tij Ramadani ndihet gjithashtu falenderues ndaj Panuçit, pasi puna e tij disa vjeçare u shpërblye më së miri me ftesën në kombëtare.

Në fund ai premton se përgatitja e tij do të rritet kohë pas kohe për të qenë në shërbim të kombëtares. 
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply