Qazim Laçi shënon golin e parë në Francë (VIDEO)

Qazim Laci realizon golin e tij të parë me fanellën e Ajaccio. Talenti i kombëtares shqiptare të 21 vjecareve, duket se është ambjentuar shumë shpejt me futbollin francez, madje atij i kanë mjaftuar vetëm tre takime për ta ndalur topin ne rrjete. 

Në takimin e kategorisë së dytë franceze atë mes Ajaccio dhe Paris Fc, talenti 21-vjecar u aktivizua si zëvendësues në minutën e 66.
Kundërsulm i shpejtë i Ajaccio dhe Laci tregohet i saktë përpara portës, duke realizuar golin e dytë dhe ate të qetësisë në favor të ekipit të tij. Ky sukses e ngjit Ajaccio në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit, në kuotën e 8 pikëve. 

Për Qazim Lacin ky gol vlen shumë, pasi rrit shanset e talentit shqiptar per te fituar edhe me shume minuta në ndeshjet e ardhshme. Deri më tani mesfushori i kombëtares shpresa ka arritur të luajë vetëm një ndeshje si titullarë dhe dy here si zëvëndësues.

Ai është huazuar te Ajaccio nga radhët e Olimpiakos, në mënyrë që të ketë më shumë hapsira dhe mundësi aktivizimi.

About the author

GALERIA