You are here
Home > Kombëtarja > Pyetjet e diskutimet për “bufin”! Lojtarët ftohen sa ikin jashtë, Gavazaj i hesht: Po unë dhe Abazaj?

Pyetjet e diskutimet për “bufin”! Lojtarët ftohen sa ikin jashtë, Gavazaj i hesht: Po unë dhe Abazaj?

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet ndaj Skocisë dhe Uellsit në takimet e nëntorit, që do të jenë me jo pak rëndësi për vazhdimësinë e Panuçit. Sigurisht, pa harruar edhe renditjen e kuqezinjve në UEFA, pasi këto do të ndikojnë edhe sa i përket vazove në hedhjen e shortit për kualifikueset e Europianit.

Fitorja kërkohet me çdo kusht edhe nga tifozët, pas një serie zhgënjimesh, ndërsa nga ana tjetër Skocia lufton për të dalë si e para në këtë grup. Në konferencën e sotme për shtyp, ishte i pranishëm edhe Enis Gavazaj.

Në kohët e fundit ka pasur shumë debate, sesi lojtarët sapo dalin në Europë, marrin ftesë nga Kombëtarja, ndërsa kjo nuk ndodh kur ata luajnë në kampionatin shqiptar. Por faktikisht, vetë Gavazaj është një rast që dëshmon të kundërtën, pasi u ftua me Abazajn ndërsa ishin pjesë e Superiores.

“Ne kemi pasur shumë raste për të shënuar, vetëm fati që na ka munguar. Skema 3-5-2 nuk mund të quhet mbrojtëse, por varet sesi interpretohet në fushë nga ana e futbollistëve. Nuk është me patjetër që të dalësh jashtë Shqipërisë, për të ardhur në Kombëtare. Sigurisht, niveli është më i lartë në Europë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë dhe Abazaj kemi qenë këtu edhe kur luanim në Superiore. Mund të kemi ritëm më të ulët, po jo nivel të dobët. Duhet vetëm punë dhe përkushtim”, u shpreh Gavazaj.

Sigurisht, disa herë në Shqipëri shtrohen disa diskutime dhe pyetje që në një gjuhë të rëndomtë, thuhet se përgjigjen ua di edhe bufi, por kjo nuk kuptohet nga të gjithë. Askush nuk pretendon që Shqipëria të jetë në të njëjtin nivel futbolli me Europën, pasi pikësëpari jemi vite dritë larg ekonomisë dhe mirqënies së tyre. Fundja, futbolli nuk është gjë tjetër veçse një vazhdimësi dhe një tjetër hallkë e këtij zinxhiri, e kurrsesi nuk mund të jetë e shkëputur. Por dashakeqësia dhe mendimi i cekët për të vendosur një kusht të pashkruar, se lojtarët nuk ftohen në Kombëtare sepse luajnë në Superiore, merr fund sot dhe me përgjigjen e vetë Enis Gavazajt.

Nëse mendohet se pas dy ndeshjeve rradhazi të mira, një futbollist në Superiore kërkon ftesën e Panuçit, atëherë pikësëpari gënjen vetveten. Jemi ende disa shkallë mbrapa Europës dhe për të arritur në majën më të lartë, duhet një punë intesive dhe e dyfishtë, duke parë edhe mundësitë që na ofron vendi ynë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top