Pse Superkupa e Europës u luajt në Maqedoni?

Dy gjigandët e kontinentit të vjetër, Manchester United dhe Reali i Madridit u përballen mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup të Maqedonisë.

Reali i Madridit fitoi superkupën me rezultat 2:1.

Por përse ky kompeticion luhet në shtetit fqinj?

Që prej vitit 2013 UEFA vendosi që kjo kupë të zhvillohet në vende të tjera, ndryshe nga më parë kur Superkupa zhvillohej vetëm në Monaco.

Stadiumi i Shkupit ka një kapacitet prej 33.460 vendesh dhe është rikonstruktuar për herë të fundit në vitin 2009.

Temperaturat e ajrit janë rreth 40 në kryeqytetit e Maqedonisë ndërsa ky është një disfavor për anglezët dhe që u reflektua në teren pasi që madrilenët dolën fitimtar. /Shqiperia.ch

About the author