You are here
Home > Kryefaqja > Provokimet e turpshme me Serbinë, Kosova ia kthen nderin Anglisë në Ligën e Kombeve

Provokimet e turpshme me Serbinë, Kosova ia kthen nderin Anglisë në Ligën e Kombeve

Racizmi dhe futbolli nuk duhet të kenë asnjëherë lidhje me njëra-tjetrën, por ndonjëherë gërshetimi është i pashmangshëm. Thirrjet “ Kosova është Serbi” ndodhën në mënyrë të turpshme edhe ndaj Bullgarisë, ndërsa UEFA nuk është treguar e shurdhët në këtë aspekt.

Vendimi ka ardhur që një pjesë e tribunës kryesore të jetë e mbyllur për Bullgarinë në takimet që do të zhvillojë ndaj Anglisë dhe Çekisë. Në këtë mënyrë tifozët e prapambetur që kënduan kore të tilla ndaj Kosovës, i hoqën vetes mundësinë për të parë yjet e “tre luanëve” nga afër. Nga ana tjetër, dardanët i lajnë edhe nderin Anglisë, që për të njëjtën arsye ndaj Malit të Zi rreth thirrjeve raciste, e la stadiumin e këtyre të fundit të boshatisur ndaj Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top