You are here
Home > Kombëtarja > Prononcimi për Shqiperia.ch/ Turbulloi lojtarët e Spanjës, Seferi: Për pak prekëm perfeksionin

Prononcimi për Shqiperia.ch/ Turbulloi lojtarët e Spanjës, Seferi: Për pak prekëm perfeksionin

Ditën e djeshme Shqipëria U21 u mposht në stadiumin “Dinamo” nga ekipi i Spanjës U21 të vlefshme për eleminatoret e kampionatit Europian. Shpresat kueqzi zhvilluan një ndeshje shumë të pëlqyeshme dhe tepër të lartë kundër yjeve të rinj spanjoll.

Në një prononcim për “Shqiperia.ch”, Taulant Seferi tregoi se në përballjen me Spanjën, kuqezinjtë e vegjël arritën të bënin një paraqitje tepër të mirë, sidomos në aspektin mbrojtës, teksa pësuan gol vetëm në minutën e 84.

“Sot të gjithë futbollistët bënë një ndeshje shumë të mirë. Ne kishim dy raste të mira për të shënuar, por që nuk ia arritëm dot. Në anën difensive deri në minutën e 80 ishim perfekt. Jemi mbrojtur shumë mirë por kualitetet e Spnajës dihen nga të gjithë” , u shpreh Taulant Seferi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top