You are here
Home > Kombëtarja > Programi/ 24 orët e pushimit për lojtarët e Shqipërisë dhe publikimi i listës së plotë

Programi/ 24 orët e pushimit për lojtarët e Shqipërisë dhe publikimi i listës së plotë

Shqipëria vazhdon të stërvitet në urdhërat e trajnerit Reja, për dy ndeshjet e rradhës që kuqezinjtë tanë do të kenë në muajin qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë. Një përgatitje e lehtë ka filluar prej disa ditësh, me një pjesë të vogël të lojtarëve.

Dita e nesërme do të jetë pushim për të gjithë futbollistët, që mund t’i shpenzojnë 24 orët e tyre sipas dëshirës. Menjëherë pas saj nis edhe stëvitja e vërtetë, pasi aty kuqezinjtë tanë do të përgatiten për transfertën kundër Islandës.

Lista e plotë e lojtarëve do të shpallet pikërisht në ditën e hënë, në orën 11:00, ku në konferencë do të dalë edhe trajneri i Shqipërisë, për të folur për ndeshjen e rradhës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top