You are here
Home > Futboll Bota > Probleme shëndetësore për Berishën, rrezikon “rrotullimin e ruletës” te Atalanta

Probleme shëndetësore për Berishën, rrezikon “rrotullimin e ruletës” te Atalanta

“Te Atalanta do të ketë vend për të dy portierët, janë në të njëjtën cilësi. Golini e përfundoi disi, është rradha e Etrit Berishës”, kështu u shpreh trajneri i Atalantës teksa u mendua se portieri shqiptar kishte përfunduar si një zgjedhje e dytë . Etrit Berisha u gjend në stol për disa takime në fillimin e sezonit, ndërsa kishin nisur zëra edhe për një largim të mundshëm nga ekipi i Bergamos.

Pavarësisht mundësisë së dhënë sërish nga Gasperini, Berisha nuk e ka fituar tërësisht besimin e tifozëve, me këta të fundit që kërkojnë një tjetër zgjedhje për portën. Mundësia e Golinit do të vijë sërish, për të paktën një ndeshje.

Në ndeshjen e së hënës për Kupën e Italisë, atë ndaj Kajlarit, Berisha nuk mund të luajë për shkak të problemeve shëndetësore. Në rast të një paraqitje të mirë të Golinit, nuk do të ishte e habitshme rrotullimi i ruletës te Atalanta me Berishën që përfundon në stol. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top