You are here
Home > Kombëtarja > Pritja e penalltisë “jo” rastësi nga Strakosha, De Paul nuk di të shënoj nga 11 metra

Pritja e penalltisë “jo” rastësi nga Strakosha, De Paul nuk di të shënoj nga 11 metra

Në ndeshjen ndaj Udineze portieri shqiptar i Lacios, Thomas Strakosha, ka thyer edhe “mallkimin” e tij sa i përket pritjes së penalltive. Në karrierën e tij profesioniste me ekipin e parë të Lacios, duke folur për 90 minutat e një takimi, Strakosha kishte arritur të ndalte vetëm Dibalën në një përballje ndaj Juventusit.

Të gjitha rastet e tjera kur është akorduar penallti kundër Lacios, topi ka përfunduar gjithmonë në rrjetë. Sigurisht pa harruar edhe dy pritjet decisive ndaj Interit në Kupë, por që dilej përtej 90 minutave. Një statistikë e veçantë për ekzekutuesin e Udinezes, De Paul, është që nuk mund të shënjestroj thuajse asnjëherë nga 11 metra.

Më parë De Paul kishte gabuar ndaj Empolit, për ta vazhduar më pas edhe me Torinon. Pritja që bëri Strakosha ishte i treti makth për lojtarin e Udinezes gjatë këtij sezoni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top