Prifti mbështet mësuesen që se lejojnë të bart shaminë, Dom Dodë Gjergji: “Unë jam Fatmire Bujupi”

Sonte ka filluar punimet konferenca shkencore Revista “Dituri Islame”, që ka për qëllim të flet mbi zhvillimin e kësaj reviste të rëndësishme për popullin shqiptar në tre dekada jetë, punë, sfida dhe suksese.

Shumë personaliteti nga sfera të ndryshme ishin prezent në hapjen e kësaj konferencë. Por ajo që ishte më e diskutuara ishte fjalimi i Dom Dodë Gjergjit nga Ipeshkvia e Republikës së Kosovës i cili foli për tolerancën fetare dhe ceki rastin e fundit të mësuese nga Malisheva, Fatmire Bujupi ku disa prindër kërkonin të lë shkollën për shkak të shamisë.

Ai tha: “Jam i nervozuar me ata që mundohen të defetarizojnë shoqërinë tonë dhe nëse një motër e mbuluar diskriminohet jam këtu për të thënë: “Unë jam Fatmire Bujupi”.

Kjo temë ka zgjuar një debat të madh në arenën kosovare, ku Fatmire Bujupi sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të kryej punën e saj si arsimtare e matematikës, më e kualifikuara për atë lëmi e që është me shami./KohaIslame

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply