You are here
Home > Futboll Bota > Prezantuesi i emisionit i quan tifozët shqiptarë të prapambetur, Duka: JO! Durmishaj do të pendohet

Prezantuesi i emisionit i quan tifozët shqiptarë të prapambetur, Duka: JO! Durmishaj do të pendohet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qënë i pranishëm te emisioni i drejtuar nga ana e Mustafa Nanos, “Provokacija”. Shumë është diskutuar në të, ndërsa më në veçanti është ndalur edhe te zgjedhjet e disa futbollistëve shqiptarë, që i janë bashkuar Greqisë.

Prezantuesi i emisionit, Nano, njihet si një njeri që gjithmonë shkakton zhurmë e polemika, ndërsa padrejtësisht i ka quajtur tifozët shqiptarë si të prapambetur, nisur nga reagimi pas braktisjes së Durmishajt. Por një gjë të tillë e ka mohuar edhe Duka, që vendos theksin në një pendim të shpejtë që do të bëj ky lojtar.

Armand Duka: “Nuk është vetëm Durmishaj që ka zgjedhur Greqinë, por edhe një tjetër djalosh. Madje është nga Berati dhe luan në Holandë, Vrushaj”.

Mustafa Nano: “Unë e vlerësoj gjithmonë tifozerinë shqiptare për atmosferën që krijon, por ndonjëherë më duken si 30-40 vite mbrapa në kohë. Ata varin buzët se një lojtar bën zgjedhjen e tij”.

Armand Duka: “JO, faktikisht Durmishaj ka për t’u penduar për zgjedhjen që ka bërë. Këtu nuk po flas vetëm për faktin që është Greqia nga ana tjetër, por nuk ka qënë vendimi i duhur i lojtarit. Shumë shpejtë ai do e kuptoj se ka gabuar. Ka pasur edhe shumë futbollistë të tjerë shqiptarë më parë, që kanë qënë talente të bujshme dhe nuk e zhvilluan dot karrierën e tyre te helenët. Ka shumë lojtarë shqiptarë që janë rritur nëpër vende të tjera europiane, por ata mbajnë gjithmonë me krenari përfaqësimin e flamurit shqiptar. Edhe sa i përket karrierës së tij personale, Durmishaj do e kishte më të lehtë te Shqipëria”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top