Presidenti i UEFA-s të enjten viziton Kosovën

Federta e Futbollit Kosovar ditën e enjte do të vizitohet nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.
“Të enjten më 17 gusht për vizitë zyrtare në FFK, do të vije presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, të cilin do ta presë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

Presidenti Çeferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera me krerët e shtetit të Kosovës.
FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s, si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë.
Presidenti Çeferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

About the author

GALERIA