Presidenti i Federatës Italiane është i sigurt: Shqipëria e vogël për ne

Takimi mes Shqipërisë dhe Italisë do të jetë ndeshja e fundit në grup për fazën eliminatore të Botërorit 2018.

Me sa duket, në Itali janë të bindur se në ndeshjen që zhvillohet në Shkodër do të ketë vetëm një fitues: ekipin e drejtuar nga Ventura.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Karlo Tavekio, në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ka insistuar se nuk sheh probleme në të ardhmen e Italisë dhe se kjo e fundit do të shkojë me qetësi drejt play-off.

Hap fals i italianëve në dy takimet e fundit, ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë, në teori nuk mund të komplikojë pozitën e tyre, duke i rrezikuar zbritjen në renditjen e FIFA-s aq sa për të çuan në kalimin në vazon e dytë të shortit.

Por Tavekio, as nuk ka dyshime që dy ndeshjet e tetorit do të mbyllen me sukses nga të kaltrit.

“Kemi dy ndeshje të rëndësishme për t’u kualifikuar në play-off, kundër Maqedonisë dhe Shqipërisë, që nuk duhet të na krijojnë shumë telashe. Pastaj të shohim se kë do të kemi ne përballë në play-off ku jemi në vazon e parë”, tha ai.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply