You are here
Home > Kombëtarja > Prapaskenat e një dështimi, ja arsyeja që e mori në qafë Latifin

Prapaskenat e një dështimi, ja arsyeja që e mori në qafë Latifin

Liridon Latifi do të ndryshojë klub gjatë verës, për t’i dhënë lamtumirën Pushkash Akademi. Futbollisti kishte shkuar në kampionatin hungarez për ta përdorur si trampolinë, por tani duket qartësisht se nuk ka të ardhme në këtë klub, edhe për faktin se nuk llogaritet si pjesë e projektit në vazhdim. Por çfarë ndodhi që detyroi trajnerin Pinter që të deklaronte “o ai, o unë në skuadër”?

Gjithçka ka lidhje me ndeshjen e datës 14-prill, kur Pushkash Akademi përballej me Honvedin, një rival direkt për renditjen në zonën e Europës. Latifi ishte në stolin e rezervave dhe në minutën e 57, trajneri vendosi ta aktivizonte atë në vend të Knezheviç.

Futbollisti u udhëzua që të luante në sulm, por të sakrifikonte në mbështetje të shokëve të skuadrës të cilët kishin mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0. Latifi nuk po arrinte të kombinonte me shokët e skuadrës dhe shpeshherë u qortua nga trajneri,. por një episod në minutën e 87 vulosi edhe fatin e tij. Futbollisti shqiptar u mundua të driblonte një kundërshtar para zonës së skuadrës së tij por humbi kontrollin e topit në aksionin nga i cili lindi goli i barazimit përfundimtar 1-1.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Pinder doli dhe deklaroi se “një zotëri i huaj” nuk mund të bënte sipas qejfit. Asokohe nuk u mor vesh se për kë bëhej fjalë, por tashëm është mësuar se ishte pikërisht Latifi emri i padëshiruar nga trajneri. Që nga ajo ndeshje, futbollisti i përfaqësueses shqiptare as nuk është grumbulluar më nga trajneri dhe 3 fitoret radhazi të skuadrës me sa duket i japin të drejtë këtij të fundit.

Latifi është aktivizuar në 11 ndeshje në kampionat (390 minuta) dhe 1 në Kupë (35 minuta), pa gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës. /E.K./vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top