You are here
Home > Futboll Bota > Prapaskena/ Ku shkoi vëllazëria? Turqit e pacipë, portieri i tyre qëlloi me shishe sigurimin në Kosovë

Prapaskena/ Ku shkoi vëllazëria? Turqit e pacipë, portieri i tyre qëlloi me shishe sigurimin në Kosovë

Një situatë krejtësisht e pakëndshme ndodhi në “Fadil Vokrri”, atje ku Kosova U-21 fitoi ndaj Turqisë U-21 me rezultatin 3-1. Fillimisht u raportua një skandal, se një prej sigurimit në Kosovë, kishte rrahur portierin e tretë të Turqisë.

Menjëherë trajneri i U-21 të miqëve, shkoi për të bërë moral në mënyrë të pacipë, duke mbajtur fjalimin me kryefjalën: “Kosova, Turqia. Ku shkoi vëllazëria jonë, ku shkoi?”.

Por prapaskena e gjithë ngjarjes tregon gënjeshtrën e madhe të turqëve. Sigurimi jo vetëm që nuk kishte goditur lojtarin kundërshtar, por kishte rënë pre e një idiotësie. Kamerat dhe UEFA kanë konfirmuar se pas pësimit të golit të tretë, portieri rezervë i turqëve ka goditur me dëshpërim një shishe, e cila përfundoi duke goditur një prej pjesëtarëve të sigurimit. Kjo është ajo që raporton “KosovaPress”, ndërsa tashmë priten dënime të mëdha për miqtë që jo vetëm bëjnë gabime të mëdha dhe sillen në mënyrë të papranueshme, por preferojnë të mbajnë edhe fjalime mbi moralin. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top