You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Prapaskena e zgjedhjes, e vërteta për Zenelin: Pranonte secilën Kombëtare, që do i ofrohej e para

Prapaskena e zgjedhjes, e vërteta për Zenelin: Pranonte secilën Kombëtare, që do i ofrohej e para

Arbër Zeneli është futbollisti shqiptar më i përfolur në Francë. Futbollisti që tashmë është duke u aktivizuar me Reimsin, ka treguar një formë fantastike gjatë këtyre javëve, duke qënë vendimtar edhe në “Ligue 1”.

Pak kohë i është dashur këtij lojtari, për t’u ambientuar lehtësisht edhe në këtë aventurë të re. Shaland do të ketë luksin që në grupin e Kosovës, të ketë edhe një futbollist të tillë. Por si e zgjodhi Zeneli përfaqësuesen e Kosovës?

Për të zbuluar të vërtetën, ka menduar ish-trajneri i dardanasve, Bunjaku. Në një prononcim për “Zona Gol”, trajneri shqiptar u shpreh se Zeneli do të pranonte ftesën e Kombëtares që do i vinte e para. “Unë kam biseduar me Zenelin, gjatë kohës që ishte me Suedinë U-21. Atëherë ia kam dhënë ftesën, ndërsa vendimi i tij dhe familjes, ishte që të pranonte ftesën e secilës Kombëtare, me kushtin që kush do i vinte e para”, ka thënë Bunjaku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top