Pranga pedagogëve në Shkodër, merrnin 700 euro për një provim

Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro për provim.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet e sinjalizuar nga Policia dhe më pas ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e nëntë personave, dy pedagogë dhe tre shtetas që luanin rolin e sekserit.

Të ndaluarit janë zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Rokin Dabërdaku dhe pedagogu Simon Lufi, gjithashtu shef i Departamentit të Historisë. Që të dy pedagogët akuzohen për korrupsion pasiv. Ndërkohë me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” janë ndaluar Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, që prokuroria thotë se luanin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogë.

Ndërkohë, për korrupsion pasiv janë ndaluar Brunilda Allushi, Vehbi Allushi, Renato Trushi dhe Arsen Lekaj.

Prokuroria e Shkodrës thotë se këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.

Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm. Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.

/ Top Channel

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply