You are here
Home > Kombëtarja > Portieri i Shqipërisë ndaj Islandës, ndoshta ka ardhur momenti i yllit…Gentian Selmani

Portieri i Shqipërisë ndaj Islandës, ndoshta ka ardhur momenti i yllit…Gentian Selmani

Prej disa ditësh Kombëtarja ka nisur grumbullimin në qytetin e Durrësit, teksa vijon përgatitjet nën drejtimin e teknikut të ri, Edi Reja. Natyrisht shumë prej futbollistëve ende nuk i janë bashkuar kuqezinjve, për shkak të impenjimeve të tyre me skuadrat respektive dhe pritet që javën e ardhshme grupi të jetë i plotë. Prej disa vitesh i vetmi repart që ka krijuar siguri, është porta, ku me emrat e Strakoshës, Berishës apo edhe Alban Hoxhës dukej më i konsoliduari i mundshëm.

Tashmë është pikërisht gardiani kuqezi, Thomasi, i cili pritet të mungojë në dy ndeshjet e qershorit që do të zhvillojë Shqipëria, për shkak të një dëmtimi të pësuar pak javë më parë me klubin e Lacios. Kjo është një dilemë e krijuar tek tekniku italian se kush do të veshë fanellën e titullarit, mes Etrit Berishës, Alban Hoxhës apo dhe Gentian Selmanit. Mjaftojmë të kujtojmë se gjatë kohës që Reja ishte në drejtimin e Lacios, edhe Etriti ishte pjesë e lojtarëve të tij dhe shpeshherë ka qëndruar si portier i dytë.
Edhe këtë peridhë gardiani i Atalantës ka qëndruar në pankinë, pasi vendin e titullarit ia ka zënë shoku i tij, Giolini. Mesa duket kjo mund të jetë një mundësi e mirë si për kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha, ashtu edhe për kolegun e tij Gentian Selmani. Duke parë vlerësimet e Rejas që ka për këta dy lojtarë, nuk do të jetë çudi nëse njëri prej tyre do t’i nisië nga minuta e parë sfidat mes Islandës dhe atë përballë Moldavisë.
Ndoshta ky mund të jetë shansi i artë veçanërisht për Gentian Selmanin, që ka një të ardhme të ndritur përpara dhe premton siguri nëse do i besohet për 90 minuta. Deri atëherë duhet mësuar gjëndja fizike e Thomas Strakoshës, për të parë vendimet që do të martë tekniku italian në lidhje me titullarin e portës së Kombëtares./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top