You are here
Home > Kombëtarja > Po tani, ia ndieni mungesën? Askush nuk kujtohet, por Shqipëria vuan për Kukelin

Po tani, ia ndieni mungesën? Askush nuk kujtohet, por Shqipëria vuan për Kukelin

Në momentin aktual kur Shqipëria është duke vuajtur sa i përket rezultateve, të gjithë japin opinione të ndryshme rreth asaj që Kombëtares i mungon, për të mbërritur në këtë transformim. Sigurisht që në shumicën e rasteve, mbërrihet në përfundimin se kuqezinjve i mungon Lorik Cana.

Përtej aftësive si lojtar, më së shumti është karakteristika e liderit ajo që duhet në këtë Kombëtare, që tashmë nuk ekziston ende. Pavarësisht se shiriti i kapitenit ka ndërruar shumë krahë, ende nuk po arrihet që një lojtar të zëvendësoj sadopak si lider Canën.

Por çfarë i mungon tjetër Shqipërisë, nga ajo që mbërriti në Europian? “Fantazma” Kukeli! Themi kështu, pasi për këtë lojtar nuk shkruhej thuajse asnjëherë dhe ishte si të mos ekzistonte. Madje shpeshherë tifozët çuditeshin për zgjedhjen e De Biazit, që e preferonte këtë futbollist në çdo takim.

Burim Kukeli ishte një kartë e jashtëzakonshme, që shërbente për të thyer kundërshtarin. Në këtë mënyrë edhe mbrojtja e Kombëtares merrte frymë lirisht, duke mos u përplasur me rivalët në çdo aksion. Pra për të mbërritur deri në zonën e Shqipërisë, fillimisht duhej të kishte lejen e Kukelit, ndërsa ky i fundit nuk para e jepte një gjë të tillë. Pa “Instagram” e shumë zhurmë virtuale, por me kokën ulur dhe me një punë të jashtëzakonshme, që ia vlerësonin vetëm specialistët. Po tani, a e ndieni mungesën e Kukelit? /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top