“Plisat”: Nuk jemi më “jetimët” e Ballkanit

Vendimi i gjykatës kroate për të ekstraduar Ismail Morinën në Serbi ka hasur në reagime të shumta të opinionin sportiv në Shqipëri. Pjesë e këtyre reagimeve është bërë edhe tifogrupi ultras i Prishtinës, “Plisat”, të cilët kërkojnë nga autoritetet shqiptare që të përçojnë mesazhin se ka marrë fund koha që shqiptarët ishin “jetimët” e Ballkanit.

Ata e cilësojnë Ismail Morinën, i njohur si Ballisti, si dikush që simbolizon diçka më shumë se individin e tij.

“Ballist Morina simbolizon diçka më shumë se sa veten e tij. Plisat kërkojnë që institucionet shqiptare të luftojnë për të drejtën e Ballistit për të jetuar, pasi që ne besojmë se ekstradimi eventual i tij në Serbi rrezikon jetën e tij. Kjo nga njëra anë është obligim ndërsa nga ana tjetër përçon mesazhin se koha kur ishim “jetimët” e Ballkanit ka marrë fund!”

/Panoramasport

About the author