You are here
Home > Futboll Bota > PlayStation 5 bëhet gati, këto do të jenë ndryshimet për të apasionuarit e lojërave

PlayStation 5 bëhet gati, këto do të jenë ndryshimet për të apasionuarit e lojërave

Sony ka zbuluar disa detaje të reja të markës, “PlayStation 5”, që tashmë po bëhet gati për të gjithë të apasionuarit pas lojërave. Në një intervistë me “Wired”, arkitekti Mark Cerny, ka zbuluar edhe disi nga risitë që do të ketë marka e re.

Fillimisht ende nuk është vendosur zyrtarisht nëse do të quhet “PlayStation 5”, por llogjikisht në këtë drejtim nuk pritet ndonjë ndryshim. Ajo që është punuar shumë, është sa i përket audiove të lojërave. Tashmë njerëzit do të jenë më të futur në lojë falë audios që do të gjendet, duke u ndikuar më pak nga zhumrat rrotull tyre dhe që krijon ambienti. Kurioziteti shtohet, por duhet ende të presim.

Për të vazhduar më tej, është punuar se tepërmi edhe me shpejtësinë e lojërave. Pra disa veprime që kryen personazhi kryesor dhe që drejtohet nga telekomanda, tashmë do të jenë shumë herë më të shpejta nga më parë. Një risi e re është se “Play Station 5” nuk do të jetë tërësisht dixhital. Pra në të mund të pranohen edhe disqe fizike, me të cilat të apasionuarit mund të kalojnë kohën e tyre të lirë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top