“Plas” në Turqi, përsëritet “Milan-Liverpul”. Por ky nuk është futboll!

Trabzsonspor-Alanyaspor, sfida e kampionatit turk ditën e djeshme ka tërhequr vëmendjen e opionionit europian. Kjo ndeshje u kthye në një përsëritje të “Milan-Liverpul”, por sigurisht atëherë flitej për futboll të pastër dhe cmendurira të ardhura si një mrekulli që vijnë rrallë herë, me shumë djersë e të mirëpritura, ndërsa tani kohët kanë ndryshuar dhe askush nuk mundet të vëri dorën në “zjarr” për “pastërtinë” e kësaj ndeshje.

Trabzonspori mbahet si një nga ekipet turke që trukimin, e ka “tradicional” të sajin. Madje e ka aq shumë, saqë kur eleminuan Kukësin e Armando Cungut pak vite më parë nga Play-Offi i Europa League, shpresat e ekipit shqipëtarë për tu futur në këtë kompeticion ishin mbi mesataren. Kjo, sepse Trabzonspori po hetohej sërisht për trukime në kampionat.

Në ndeshjen e djeshme Trabzonspor ishte favorit absolut i takimit, teksa një fitore e tyre kuotohej me koeficentin 1.45. Pjesa e parë dukej se po mbyllej me rezultatin 3-0, asgjë për t’u cuditur, por në fundin e saj miqtë ngushtojnë diferencat. Më shumë sesa një gol shprese u duk si një gol nderi, derisa menjëherë një tjetër gol erdhi nga miqtë për ta cuar rezultatin në 3-2. Më pas janë dy penallti të njëpasnjëshme nga albitri për të përmbysur gjithcka cmendurisht në 3-4. Nëse kjo ndeshje është e pastër Alanyaspori e ka “fituar” kampionatin e saj me këtë ndeshje, por kjo gjë duket se ka pak gjasa të ketë ndodhur. Cdo gjë në fushën e blertë po kthehet në aktrim, bastet po e “vrasin” futbollin e vërtetë.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author