You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Përse nuk marrim 5 sulmues kundër Francës? Zhurma e madhe për Zekën, arsyet që e lanë jashtë

Përse nuk marrim 5 sulmues kundër Francës? Zhurma e madhe për Zekën, arsyet që e lanë jashtë

Kombëtarja U-21 e futbollit ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve për ndeshjet  që do të luhen në shtator. Ndërkohë një nga mungesat më të komentuara në listën e Alban Bushit është ajo e Zekës. Një zgjedhje kjo deri diku e justifikuar për shkak të minutave që ka pasur në këmbët e tij sulmuesi shqiptar si dhe konkurencës me sulmuesët e tjerë të grumbulluar.

Zeka aktivizohet në radhët e Fortuna Sittard-it, ku sezonin e shkuar është aktivizuar shumë pak, ndërsa në sezonin e ri që ka nisur në Hollandë është aktivizuar për vetëm 55 minuta, duke i nisur ndeshjet nga stoli.

Ndërkohë për ftesën në Kombëtare i është dashur të konkurojë Vrionin, Brojën, Xhixhën si dhe Bullarin. Vrioni ka luajtur gjithnjë për shpresat e Shqipërisë dhe e mban para ekipin, ndërsa Broja është duke kaluar një formë fantastike si në ekip ashtu edhe në Kombëtare. Gjithashtu sulmuesi Bullari ka vendosur rekord te Shqipëria duke qenë se është i pari lojtar i thirrur nga Kombëtarja U-21 në moshën 17 vjeçare.

Vlen të theksohet se në Shpresat e Shqipërisë thirren gjithnjë vetëm tre sulmes, por këtë herë trajneri Bushi ka vendosur të marrë katër të tillë duke afruar edhe Xhixhën për ti dhënë një mundësi edhe futbollistëve që luajnë në kampionatin shqiptar. Të gjitha këto arsye bëjnë që Agim Zeka të mos e ketë shansin të luajë në ndeshjet që Shqipëria U-21 do të luajë kundër Francës U-21 dhe Austrisë U-21, kombëtare këto që nuk të krijojnë luksin për grumbullimin e 5 apo 6 sulmuesëve./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top