You are here
Home > Bundesliga > Përse nuk largohet Rashica nga Verderi? E qartëson Ademi: Mesa duket, nuk e lë Bajerni i Mynihut

Përse nuk largohet Rashica nga Verderi? E qartëson Ademi: Mesa duket, nuk e lë Bajerni i Mynihut

Milot Rashica ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në atë që lamë pas, duke u kthyer protagonist me skuadrën e Verder Bremenit, që ka histori të madhe në Gjermani. Gjithmonë në takimet e mëdha, do të ishte ylli i Kosovës njeriu që do e zgjidhte ndeshjen.

Interesimet kanë qënë konkrete nga shumë skuadra në Europë, ndërsa vetëm së fundmi, u refuzuan 18 milionë eurot e Benfikës. Por përse nuk largohet Rashica nga Verderi? Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka një version ndryshe nga të tjerët. Ai shprehet për emisionin “Oxygen”, se kjo ndodh për shkak se Bajerni nuk e lejon një gjë të tillë, pasi e ka në planin e së ardhmes.

“Rashica është kërkuar nga rreth 7-8 ekipe në Angli. Por mesa duket, Bajerni i Mynihut nuk do që të dal nga Gjermania. Unë besoj se edhe këtë sezon, Rashica do të mbetet pjesë e Verderit”, ka thënë Ademi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top