You are here
Home > Futboll Bota > Përse lihet jashtë Xherdan Shaqiri te Liverpuli? Jurgen Klop e shpjegon përpara mediave

Përse lihet jashtë Xherdan Shaqiri te Liverpuli? Jurgen Klop e shpjegon përpara mediave

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët shqiptar më të sukseshëm këtë sezon, pasi me skuadrën e Liverpulit ai është kualifikuar në finalen e kompeticionit më rëndësishëm në rang klubesh. Këtë vit ka mundur të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm për klubin anglez, teksa me asiset e dhuruar dhe golat e shënuar kanë qënë deçiziv në ecurinë e Liverpulit.

Pavarsisht këtij rendimenti, Xherdani nuk ka mundur të ketë një vend titullari fiks në skuadrën e Jurgen Klopp, pasi shpeshherë e ka nisur ndeshjen nga stoli. Për këtë gjë, trajneri gjerman i “The Reds-ave” e ka një përgjigje, teksa në një prononcim të tijin, Klop e shpjegon arsyen. Gjermani thekson faktin se si Fabinjo, ashtu edhe Shaqiri, nuk kanë qënë në 100% e formës fizike të tyre dhe se ata janë të aftë të japin më shumë nga çka dhënë këtë sezon. Klopp njëkohësisht veçoi se Xherdani po bënë hapa të mëdha si në karrierën e tij ashtu edhe në kontributin që po jep për Liverpulin, por nuk ka qënë në formën maksimale për të mposhtur konkurencën e lartë në ekipin që ai drejton dhe të startojë titullarë.

“Fabinho dhe Shaqiri janë pjesë e rëndësishme e Liverpulit. Nuk kanë qenë në nivelin më mirë, por kanë bërë hapa të rëndësishëm për zhvillim. Rrugëtimi nuk mbaroi, për askënd, madje jemi në fillim dhe ka shanse të mira për ta”, u shpreh Jurgen Klopp./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top