You are here
Home > Kombëtarja > Përse “JO” një trajner shqiptar për Kombëtaren? Duka: Sjellja e vendit, nuk ia dëgjojmë fjalën!

Përse “JO” një trajner shqiptar për Kombëtaren? Duka: Sjellja e vendit, nuk ia dëgjojmë fjalën!

Reja do të prezantohet zyrtarisht gjatë ditës së sotme, si trajneri i ri i Shqipërisë. Pas shumë diskutimesh dhe emrave të kandidatëve që u shtruan në tavolinë, është përzgjedhur tekniku italian.

Por këtë herë në ndryshim nga e kaluara, u përfol shumë edhe për një trajner shqiptar që mund të merrte drejtimin e Kombëtares. Pyetja që lind menjëherë: “Përse nuk zgjidhet një i tillë”? Faktikisht presidenti i FSHF-së, Armand Duka ia ka dhënë përgjigjen kësaj pikëpyetje në një intervistë të hershme të tij, në emisionin “Oktapod” që transmetohet në “Vizion Plus”.

“Nuk është se ne nuk kemi trajner. Edhe unë e kam menduar shpeshherë se gjuha është kryesore për motivimin e lojtarëve dhe nëse do ishte shqip, akoma më mirë. Por ndoshta edhe vetë ne, zbatojmë më shumë fjalën dhe disiplinën e një të huaji, sesa të një shqiptari. Pra është sjellja e popullit tonë më shumë që ndikon, sesa aftësitë që mund të ketë një trajner shqiptar dhe i huaj”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top