You are here
Home > Futboll Bota > Përralla e trajnerit të Junajtid, Solskjaer eliminoi Laçin dhe tani… çmenduria me PSG-në

Përralla e trajnerit të Junajtid, Solskjaer eliminoi Laçin dhe tani… çmenduria me PSG-në

Një përrallë e bukur duket të jetë ajo e trajnerit të Manchester United, Solskjaer. Trajneri norvegjez i mori “djajtë e kuq” në mënyrë të papritur, ndërsa Murinjo u shkarkua pas dështimeve.

Ndryshimi i rezultateve do të vinte në mënyrë të menjëhershme, pasi Manchester United do të merrte disa fitore rradhazi në kampionat. Por disi zhgënjimi fillestar me Solskjaer ishte në takimin e parë ndaj PSG-së, me francezët që fituan me shifrat 0-2 në Angli.

Kur PSG mendoi se fundi i historisë kishte ardhur, aty ishte edhe gabimi më i rëndë. Kjo pasi Manchester United ka bërë çmendurinë në mbrëmjen e sotme, duke fituar me rezultatin 1-3 ndaj PSG-së. Tashmë janë “djajtë e kuq” ata që shkojnë më tej, ndërsa një histori interesante është për trajnerin Solskjaer.

Në muajin gusht të vitit të shkuar, pikërisht i njëjti teknik do i ndalte hovin Laçit në Europë, pasi i eliminoi me skuadrën e Moldes. Me rezultatin e përgjitshëm 5-0, Solskjaer do i ndalte ëndrrën ekipit shqiptar, që më parë kishte eliminuar Anorthios. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top