You are here
Home > Futboll Bota > Perlë/ Tifozët e Wolvesit u tallën me Liverpulin, festë e çmendur në “Anfield” për një gol të rremë

Perlë/ Tifozët e Wolvesit u tallën me Liverpulin, festë e çmendur në “Anfield” për një gol të rremë

E gjithë vëmendja e tifozëve europianë gjatë ditës së sotme, ishte e përqëndruar në “Premier League”. Liverpul-Wolves dhe Brighton-Manchester City do të vendosnin fatin e titullit kampion, ndërsa vetëm me një hap të gabuar të “qytetarëve”, do të ishte Liverpuli që do të fitonte kampionatin.

Duke ditur ndjeshmërinë e madhe dhe faktin se do të ishin të humbur në të gjitha drejtimet ndaj Liverpulit, tifozët e Wolvesit e gjetën mënyrën sesi t’ua prishnin ditën rivalëve. Grupimi i tifozëve miq ka menduar një gënjeshtër të bukur, duke lajmëruar gjithë pjesën tjetër të stadiumit që ishin me telefona në duar për të parë rezultatin e ndeshjes tjetër, se Brightoni kishte kaluar në avantazh ndaj Manchester Cityt.

Por kur u vendos edhe pamja nga takimi tjetër, u kuptua se asgjë nuk kishte ndodhur dhe ky ishte vetëm një lajm i rremë. Të gjithë këtë e pohoi edhe gazetari Sam Cunningham, se tifozët e Wolvesit kishin mashtruar tifozët e Liverpulit, për t’i dhënë një kënaqësi të rreme. Gjithsesi Brightoni e gjeti golin e avantazhit pak çaste më vonë, por duke pësuar edhe katër të tjerë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top