You are here
Home > Kombëtarja > Përjetoi edhe burgun për Kombëtaren, njeriu i dronit të Beogradit rikthehet për Turqinë

Përjetoi edhe burgun për Kombëtaren, njeriu i dronit të Beogradit rikthehet për Turqinë

Ballist Morina, ashtu siç të gjithë e njohin njeriun që ngriti dronin në Beograd, do të rikthehet sërish në mbështetje të Kombëtares. Një gjë e tillë do të vijë në takimin ndaj Turqisë, pasi e ka paralajmëruar vetë Morina në “Facebook”.

Përforcim më vete pikësëpari për grupimin e “Tifozave Kuq e Zi”, që do të kenë më tepër zë për të bërë jehonën në Shkodër. Pas shumë peripecive pas asaj që ndodhi në Beograd, Morina do të rikthehet sërish në shkallët e stadiumit. Madje ka arritur edhe të përjetoi burgun e politikat e shëmtuara mes shteteve të Ballkanit, që për një moment vendosën në rrezik seriozisht jetën e tij, duke përfolur ekstradimin drejt Serbisë.

Tashmë gjithçka i përket së kaluarës, ndërsa është momenti që Morina të fitojë gjithë adrenalinën e munguar. Kjo pasi emocionet e marra prej aty dhe lotët që ka derdhur shpeshherë për Kombëtaren, nuk mund të përsëriten në asnjë rast tjetër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top