You are here
Home > Boks > Përgatitemi për duelin e shekullit! Mayweather i shpall luftë Khabib: Të pres, në botën time!

Përgatitemi për duelin e shekullit! Mayweather i shpall luftë Khabib: Të pres, në botën time!

Pas fitores ndaj McGregor, fansat dhe ndjekësit e Khabib Nurmagomedov janë shtuar në mënyrë të frikshme në të gjithë botën. Luftëtari rus është më i pëlqyeri për momentin, ndërsa nuk e njeh akoma humbjen e parë në sportin e tij.

Por nga ana tjetër, në boks, gjendet një tjetër sportist që ka po të njëjtat të dhëna. Bëhet fjalë për Mayweather. McGregori e provoi të hynte në botën e tij pak kohë më parë, ndërsa “bisha Mayweather” i tregoi vendin irlandezin, që nuk i përkiste ringut.

Tashmë këtij tundimi nuk i shpëtoi dot as Khabib, që nëpërmjet një video, sfidoi hapur Mayweather, duke kërkuar një ndeshje me të.

“Hajde Floyd, duhet të luftojmë tani. 50-0 v 27-0, dy që s’kanë humbur kurrë, pse jo? Sepse në xhungël është vetëm një mbret”, u shpreh Nurmagomedov në një video në “Instagram”.

E menjëhershme ishte edhe përgjigja e boksierit, vetëm se duke vendosur një kusht, që gjithçka të zhvillohej në ring dhe jo në kafaz.

“Ne do të luftojmë, unë jam shefi i vetvetes , nuk e di se çfarë po ndodh në anën e Khabibit, por besoj se mund ta bëjmë realitet këtë përballje. Duhet të vish në botën time. Mirë Khabib, po të pres”, u shpreh Mayweather. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top