You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Përflitet pazari dhe lënia në dorën e Serbisë, reagimi i “Torcidas”: Mitrovica është Shqipëri!

Përflitet pazari dhe lënia në dorën e Serbisë, reagimi i “Torcidas”: Mitrovica është Shqipëri!

Së fundmi është diskutuar shumë në lidhje me korigjimin e kufijve, duke u përfolur edhe fakti se një pjesë e mirë e Mitrovicës do i kaloj në dorë Serbisë, për të vazhduar bisedimet me Kosovën. Këtu përfshihet edhe futja e minierës “Trepça”, hipotezë kjo e cila nëse rezulton e vërtetë, është krejtësisht e papranueshme.

I ashpër ishte reagimi i tifogrupit nga Mitrovica, “Torcida”, që nuk mund ta lejoj një gjë të tillë të ndodhë. Përmes një grafiti, ata e kanë shprehur në mënyrën më të mirë mendimin e tyre në lidhje me çështjen në fjalë:

“Tan po thojnë që n’pazar e kanë shti, mirpo Mitrovica osht SHQIPNI”, ishte mesazhi i qartë i shkruar në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top