You are here
Home > Futboll Bota > Për ushtrinë tonë! Zemra peshë për shqiptarët e Kosovës, portieri i Manchester Cityt nuk e harron ditën

Për ushtrinë tonë! Zemra peshë për shqiptarët e Kosovës, portieri i Manchester Cityt nuk e harron ditën

Një ditë historike është kjo për shqiptarët e Kosovës, teksa në këtë vend pas shumë vitesh luftë, jo vetëm që ka qetësi, por edhe garanci. Tashmë vendi i Kosovës është bërë me ushtri, për të siguruar territorin ashtu si i ka hije edhe demokracisë.

Këtë ditë historike, nuk mund ta anashkalonte portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriq. Ai ka postuar foton e ushtrisë së Kosovës, duke i bashkangjitur flamunjt e Shqipërisë dhe Kosovës. Sigurisht që zemra merr peshë për shqiptarët nga një urim i tillë, për vetë klubin dhe stemën që përfaqëson Muriq.

Ai është portieri i dytë i gjigandëve të Manchester Cityt dhe urime të tilla marrin jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Pikërisht ajo që duhet për një vend të tillë si Shqipëria, që gjithmonë kur pasqyrohet në Europë ose më gjerë, ka figurën e “ujkut”. Ambasador të tillë si edhe Muriq, vërtetojnë të kundërtën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top